Policia Rrugore bën “namin”; arrestime, gjoba e pezullime të lejeve të drejtimit

Koha e leximit34 sekonta

TIRANЁ– Janë shtuar së fundmi kontrollet nga Policia Rrugore, për të parandaluar aksidentet rrugore, ku në 24 orët e fundit janë arrestuar 3 drejtues mjetesh, 2 prej tyre nën efektin e alkoolit dhe 1 që lëvizte pa lejen e drejtimit.

Ndërkohë pas kontrolleve të bëra janë pezulluar 57 leje drejtimi, 40 për tejkalim të shpejtësisë nga normat e lejuara dhe 17 për drejtim të mjetit në gjendje të dehur.

Gjithashtu Policia Rrugore ka ndëshkuar me 1456 gjoba, ata që kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor dhe që janë bërë burim aksidenti si parakalim i gabuar, mos vendosja e rripit të sigurimit, përdorimi celularit gjatë drejtimit të mjetit, shkelje e semaforit etj.

/Zoguu.al/

Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Previous post Situata e COVID–19 në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit
Next post AstraZeneca shkakton sërish tromboze; Berlini ndalon përdorimin e saj