
Vjosa Osmani
PRISHTINË– Polonia do ti dhurojë Kosovës, 100 mijë vaksina të Pfizer.
Lajmin e ka dhënë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ku me anë të një postimi në rrjete sociale, ka falenderuar të gjithë aleatët që i kanë qëndruar pranë shtetit kosovar në kohët e vështira.
NJOFTIMI NGA VJOSA OSMANI
Për më tepër, sot u informova nga autoritetet e Polonisë se ata do të dhurojnë 100 mijë vaksina Pfizer në Kosovë. Faleminderit Polonisë dhe të gjithë aleatëve tanë që na qëndruan pranë në këtë kohë të vështirë për shkak të pandemisë.
Moreover, today I was informed by the Polish authorities 🇵🇱 that they will be donating 100K Pfizer vaccines to Kosovo. Thankful to Poland and all our allies for standing by our side during this difficult time due to the pandemic. pic.twitter.com/zKyMdvw8CD
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) September 7, 2021
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.