
Foto ilustruese
VLORË– 50 forca zjarrfikëse të Vlorës po luftojnë me zjarrin për më shumë se 2 javë, por nuk po marrin pagesat për orët shtesë të punës.
Mësohet se prej 2 muajsh pagat e gatishmërisë nuk u kanë kaluar punonjësve në llogaritë bankare.
Sipas vendimit të qeverisë në vitin 2019 Bashkia e Vlorës duhet të paguante çdo punonjës të këtij shërbimi 25% më shumë për çdo orë pune shtesë gjatë javës, 50% për çdo orë pune gjatë natës dhe gjatë pushimit të fundjavës.
Paga e një zjarrfikësi varijon nga 40 mijë lekë në 55 mijë lekë në varësi të gradave. Kujtojmë që dhjetorin e vitit të shkuar forcave të zjarrëfikëses në Tiranë iu shkurtua rroga me 5 mijë lekë.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.