
Angela Martini dhe Dragos Savulescu
MYKONOS- Dragos Savulescu, bashkëshorti i moseles Angela Martini, është arrestuar ditën e djeshme në Mykonos.
Sipas mediave greke, biznesmeni Savulescu është arrestuar bashkë me një person tjetër, teksa kanë qenë duke shpenzuar para në resorte luksoze dhe jahte. Mësohet se për kapjen e tij u përfshinë zyrtarët e Nën Drejtorisë së Policisë së Mykonos, duke organizuar një operacion të madh.
Kujtojmë që në fillim të vitit 2021, ai u dënua me 5,5 vite burg bashkë me ish-kryebashkiakun e Konstancës, Radu Mazare, Cristi Borcea dhe të pandehur të tjerë, pasi u përfshinë në një skandal ekonomik në Rumani dhe u shpallën fajtorë për përvetësimin e një totali prej 114 milionë eurosh.
Pas urdhërit nga Gjykata, Dragos Savulescu u arratis në Itali, në Napoli dhe u arrestua nga Rojet Bregdetare.
Urdhri i arrestit për Savulescu u lëshua nga Interpoli me kërkesë të autoriteteve rumune.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.