
Ylli Limani dhe Elvana Gjata
Këngëtari i njohur, Ylli Limani së fundmi ka qenë i ftuar në një intervistë, ku ka folur rreth projekteve të tij muzikorë, ku dha lajmin se po punon për albumin e ri.
Ai u shpreh se është në finalizimin e disa këngëve të reja, të cilat do të publikohen gjatë verës.
“Ndoshta do të ketë. Jemi në finalizim të disa këngëve. Pak a shumë ca kanë ndihmuar edhe këto koncertet e verës është me pa ku jemi me demo që i kemi punuar gjatë pandemisë, sepse ndërron tendenca. Do të ketë shumë projekte të reja. Albumi ka dy vjet që ka filluar të punohet,” u shpreh Ylli.
Ylli gjithashtu foli dhe rreth bashkëpunimit me Elvanën, bashkëpunimi i parë mes tyre, i cili u pëlqye shumë nga publiku. Ai tha se ishte dicka që lindi spontanisht, biseduan dhe punuan bashkë.
“Bashkëpunimi me Elvanën lindi në mënyrë shumë spontane. Ka kohë që me Elvanën përpiqemi të bëjmë diçka të bukur. Biseduam, ia prezantova demot, i pëlqyen dhe punuam bashkë. Publikut i pëlqyen, është këngë që të dy e duam shumë,” u shpreh këngëtari.
“E di” dhe “Marre” titullohen këngët e reja të artistëve, që u vlerësuan jo vetëm për ritmin e bukur, por dhe videoklipet shoqëruese.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.