Puno me ne

Dërgo punimin tënd

Zoguu.al është vazhdimisht në mbështetje të talenteve të reja të cilët kanë pasion shkrimin, aktualitetin, investigimet, analizat, etj. Në kuadër të këtij procesi ftojmë të gjithë këta persona të dërgojnë punimin e tyre në adresën e e-mail-it zoguual@zoguu.al. Faleminderit!

July 30, 2021

Prokurorët e New York akuzojnë kompaninë e Trump për mashtrim dhe korrupsion për përfitime financiare

1 min read

Donald Trump

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump dhe shefi e financave, Allen Weisselberg, 73 vjeç, akuzohen nga prokurorët në New York për mashtrim dhe korrupsion.

Gjatë ditës së sotme, prokurori Cyrus Vance, do të paraqesë padinë ndaj kompanisë së Trumpit për fshehje të  dhënash dhe përfitime financiare nga taksat vjetore.

Në fund të cdo viti, cdo qytetar amerikan bën mbylljen e taksave vjetore. Nëse një qytetar nuk ka pasur fitime të larta gjatë vitit, qeveria i kthen një pjesë të taksave.

Në mbylljen e tij vjetore, Trump ka nxjerrë kompaninë e tij me fitime shumë të ulta, duke përfituar financiarisht dhe duke u dhënë drejtuesve të lartë apartamente, makina e pagaesa shkollore.

Nëse kompania e tij dënohet, Trump dhe familja e tij do të duhet të paguajnë gjoba.

Zyrtari Weisselberg dhe avokatët e Organizatës Trump pritet paraqiten para gjykatës brenda ditës së sotme.

/Zoguu.al/

Open chat
Raporto!