
Protesta ne Australi
MELBOURNE– Qytetarët e Melbourne në Australi kanë dalë sërish në rrugët e qytetit për të protestuar kundër masave shtrënguese kundër COVID-19.
Këtë herë, ata kanë zbarkuar në zonën e Monumentit të Luftës së Australisë, por punonjësit e policisë u kundërpërgjigjën duke përdorur plumba gome dhe gaz lotsjellës. Qytetarët qenë të papërgatitur, ndaj protesta u arrit të ndalohej.
Protestat e shumta janë nxitur kryesisht nga vendimi i qeverisë për vaksinim të detyrueshëmm të qytetarëve, si edhe nga izolimi për një kohë të gjatë.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.