
Publikimi i të dhënave personale, Andi Bushati: Prokuroria nuk do i shkojë deri në fund hetimit
SPAK ka rregjistruar hetimin për nxjerrjen e të dhënave personale ne listën e votuesve të PS.
Dy personat e parë që u pyetën nga prokurorët në lidhje me këtë hetim që ka nisur ishin Armand Shkullaku dhe Andi Bushati.
Sipas Bushatit ky hetim do të ndërpritet, prokuroria nuk do i shkojë deri në fund pasi janë të perfshirë njerëz me pushtet.
SPAK ka rregjistruar kryesisht hetimin që po ndiqet ngaprokurorja Enkeleda Millonai. Për verifikimin e database ka kërkuar dhe asistencën e ekspertëvetë teknologjisë e informacionit.
SPAK gjithashtu i është drejtuar edhe autoritetit të komunikimeve elektronike dhe postare për mbyllje të databases. Por kjo nuk është e mundur, pasi për sa kohë nuk ka një server online, mbyllja e aksesit është e pamundur.
Verifikimet kanë nisur pas publikimit në media të të dhënave personale, të përdorura nga partia socialiste për qëllime politike.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.