
Ilustrim
PUKË– Një 66-vjecar ka humbur jetën sot në Pukë, pasi është rrëzuar nga çatia e një banese.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Qafë Qelë, fshati Gomsiqe. Mësohet se shtetasi P.N ka qenë duke punuar në banesën e vjetër të shtetasit GJ.D, në momentin që ka ndodhur aksidenti.
Ndërkohë, pronari i banesës është proceduar penalisht.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë Pukë, për veprime të mëtejshme.
NJOFTIMI NGA POLICIA
Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Pukë, proceduan penalisht për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë shtetasin Gj.D., 64 vjeç, banues në lagjen “Skenderbeg”, Lezhë.
Procedimi ndaj tij filloi pasi në vendin e quajtur Qafë Qelë, fshati Gomsiqe, Pukë, në banesën e vjetër të shtetasit GJ.D, është aksidentuar duke rënë nga lartësia dhe për pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi P.N., 66 vjeç banues në lagjen “Kalaja”, Lezhë, i cili ishte duke kryer disa punime në çatinë e banesës së këtij shtetasi.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë Pukë, për veprime të mëtejshme.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.