Puno me ne

Dërgo punimin tënd

Zoguu.al është vazhdimisht në mbështetje të talenteve të reja të cilët kanë pasion shkrimin, aktualitetin, investigimet, analizat, etj. Në kuadër të këtij procesi ftojmë të gjithë këta persona të dërgojnë punimin e tyre në adresën e e-mail-it zoguual@zoguu.al. Faleminderit!

July 31, 2021

Pushkatimi i 12 intelektualëve në vitet 50, në Lushnjes/ Koko: Mendova të kompozoj disa hije njerëzish

2 min read

Emanuel Koko

LUSHNJE– Në një intervistë për AbcNews, skulptori Emanuel Koko, ka folur rreth veprës së tij të fundit mbi pushkatimin se 12 intelektualëve në vitet 50, në qytetin e Lushnjes.

Koko u shpreh se koncepti i kësaj vepre ka të bëjë me hijen dhe kujtimin pozitiv që ata kanë lënë.

“Duke qenë se nuk kemi të bëjmë me figura konkrete, mendova të kompozoj disa hije njerëzish, me idenë që njerëzit që janë pushkatuar janë të kulturuar, të pasur, me influencë në zonë, që sipas meje kanë lënë hije mbrapa…”

Skulptura është gdhendur në granil të derdhur kjo pasi skulptorit i pëlqen të krijojë vepra me materiale të forta që shprehin sipas tij llojin e idesë.

“Përgjithësisht unë jam skulptor që pëlqen të shprehem në materiale të forta. Kjo varet edhe nga ideja që dua të realizoj. Shpesh materiali të jep të kuptosh që kjo ide moderne realizohet më mirë nga një ide klasike.”

Më tej ai ka shtuar se edhe nëse kjo vepër do të krijojë debate, për të nuk përbën problem dhe do të jetë i gatshëm për çdo kritikë.

/Zoguu.al/