Qëlloi me armë pas konfliktit me rojen security të qendrës tregtare, arrestohet efektivi i policiës, shpallet në kërkim i vëllai (Emrat)

Koha e leximit45 sekonta

TIRANË– Një efektiv policie është arrestuar pasi ka qëlluar me armë zjarri në tokë, pas konfliktit me rojen e një qendre tregtare në Tiranë.

Në pranga ka rënë shtetasi 35-vjeçar Drilon Toska. Ai ka qenë së bashku me vëllanë e tij, 25-vjeçarin Arbër Toska, kur përpara dy ditësh janë konfliktuar fizikisht për motive të dobëta me rojen security.

Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim Arbër Toskën.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. T., 35 vjeç, (punonjës policie) si dhe u bë shpallja në kërkim e vëllait të tij shtetasit A. T., 29 vjeç, pasi me datë 21.08.2021, janë konfliktuar fizikisht për motive të dobëta me rojen security të një qendre tregtare dhe dyshohet se shtetasi D. T., ka qëlluar me armë zjarri në tokë”, thuhet në njoftimin e policisë.

/Zoguu.al/

Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Previous post Regjistrohen lëkundje tërmeti në Detin Egje
Next post Shpat Kasapi dhe bashkëshortja e tij prindër për herë të parë?