Rama: 5000 euro grant për emigrantët që kthen për të investuar

Koha e leximit55 sekonta

BELSH– Ditën e sotme nga qyteti i Belshit kryeministri Edi Rama, ka deklaruar se ka vendosur të japë 5000 euro grant për ata që kthen për të ndërtuar në Shqipëri.

Rama u shpreh se kjo mbështetje do jetë për emigrantët të cilët duan të investojnë në agroturizëm apo për të ndërtuar shtëpinë e gjyshërve.

Kryeministri tha se nuk kërkon asgjë tjetër veç se këto para të mos vijnë nga bota e krimit.

Ndërkohë Rama u shpreh se investimi i emigrantëve do të bëjë që ekonomia të marri një tjetër transformim.

“Ne kemi vendosur që gjatë mandatit të tretë do i japim 5000 euro grant atyre që do vijnë në Shqipëri për të rindërtuar shtëpinë e gjyshërve dhe gjysheve dhe çdo emigrant që do i kthejë në pjesë të motorit të agroturizmin në Shqipëri. Për mundësinë e sjelljes së parave këtu në Shqipëri pa kërkuar asgjë tjetër përveçse të mos jenë para të krimit. Rëndësi ka që të vijnë për të hapur derën e shtëpisë mbyllur. Kjo do të sjellë transformim të madh ekonomik siç ka sjellë në shumë zona të Italisë”.

/Zoguu.al/

Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Previous post Fier/ Ndërron jetë gjatë lindjes 31 vjeçarja
Next post Mbi 10 mijë vdekje shtesë në vend, që nga fillimi i pandemisë (rritje 48%); Në mars 2021 u dyfishuan