“Rama Ik”/ Kryeministri replikon live qytetarin

Koha e leximit1 minuta, 28 sekonta

DIBËR– Teksa kryeministri ishte duke mbajtur fjalën e tij në takimin elektoral në Dibër, dëgjoheshin thirrje “Rama Ik” nga qytetarë të ndryshëm.

Një qytetar i cili i bëri këtë thirrje kryeministrit nga ballkoni i një banese, nuk mungoi as përgjigja e këtij të fundit. Ai tha se nuk ka ku të shkojë, teksa tregoi dhe diçka qe i kishte ndodhur sot në tunelin e tretë në Rrugën e Arbrit. Ai tha se aty u ndesh me një demokrat dhe pas një selfie te bërë, ai e kishte pyetur Ramen se kush do fitonte zgjedhjet . Përgjigja e kryeministrit ishte: “Fiton Shqipëria dhe do nxjerrim Partinë Demokratike nga tuneli.”

“Doli një atje Rama ik, ku të iki mo, doli në ballkon. I erdhi mesazhin pllaka e gramafonit. Ku të shkojë? E kam fakt, thonë të vërtetët të shkretët, ik se na plase sepse nuk munden dot. Nuk ka rëndësi, takova m’u në tunel një demokrat. Më doli me maskë dhe më tha, a të bëjmë një selfie, dakord e bëjmë i thash. Më tha kush fiton? Populli shqiptar i thashë dhe po pa merak se edhe PD do e nxjerrim nga tuneli. Ishte tuneli tre, si mandati tre. Po këta që thonë Rama Ik, për të ik në Tiron, do i bien nga rruga jonë dhe jo e Lulit. Luli kishte thënë do hap Universitet në Peshkopi, prapë nga e para. Jo ne nuk do të hapim universitet në Peshkopi, por do të bëjmë që të rinjtë e të rejat të universitet e Tiranës dhe do të sjellim universitetet më të mira Evropiane, ku do të merret një diplomë e njëjtë me ato të universiteteve Evropiane. Universitetet në Peshkopi i hap Luli dhe dekan do të jetë Xhelal Mziu”, u shpreh Rama.

/Zoguu.al/

Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Previous post Arrestohen 25 anëtarë të bandave kriminale në Kosovë, sekuestrohen armë, makina dhe euro
Next post ‘Investime publike’: Pistë helikopterësh dhe mol jahtesh për resortin “Green Coast”