Rama nga Rinasi: Falë Varhelyi, KE u kthye në motor solidaritetit

Koha e leximit3 minuta, 0 sekonta

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është duke mbajtur nga Rinasi një konferencë të përbashkët me Komisionerin për Zgjerim Oliver Varhelyi.

Mes akuzave për BE, Rama vlerësoi kontributin e Varhelyi, sipas së cilit falë tij KE u rikthye si motor i solidaritetit jo vetëm për planet e rimëkëmbjes, por edhe vaksinimin e vendeve Europiane, përfshirë edhe 6 vendet e rajonit tonë.

“651 mijë doza të vaksinëz Pfizer të shpërndarë për vendet e rajonit, prandaj dua që t’i shpreh mirënjohjen dhe dua ta falenderoj edhe publikisht për këtë kontribut të jashtëzakonshëm në këtë kohë të jashtëzakonshme dhe nga ana tjetër, farë tij KE u rikthye si motor i solidaritetit jo vetëm për planet e rimëkëmbjes, por edhe vaksinimin e vendeve Europiane, përfshirë edhe 6 vendet e rajonit tonë. Nga ana tjetër më vjen natyrshëm që të kujtoj këtu se KE ka mundësuar kualifikimin e vendeve të rajonit, flas për Shqipërinë, fondet për përballimin e pasojave përmes fondit të solidaritetit dhe janë afro 1 mln euro që i takojnë Shqipërisë, po ashtu KE ka miratuar edhe paketën e asistencën në mbështetje te Ballkanit Perëndimor duke dhënë 90 mln euro dhe nga ana tjetër shumë totale prej BE 2.2 mld euro do të kontribuojë edhe për lëvrimin e vaksinave për rajonin, ndërkohë që kanë mbërritur dozat e para dhe deri në gusht Shqipëria do të marrë të gjithë pjesën e saj të akorduar të vaksinave. Me KE kemi diskutuar edhe për planin e madh të investimeve për Ballkanin Perëndimor, ku Shqipëria bën pjesë si aktore në këtë proces dhe jemi shumë optimist që tani më shumë gjëra janë vënë në vijë dhe projektet e mëdha do të fillojnë të lëvizin në drejtimin e duhur me financimet e para. Shumë faleminderit i dashur mik dhe mirënjohje për ardhjen këtu personalisht për të dëshmuar jo vetëm simbolikisht, por edhe qëndrimin në krah të vendit tonë si edhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, tha Rama.

Gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama Komisioneri për Zgjerim në BE, Oliver Varhelyi tha se Shqipëria do të marrë 145 mijë vaksian të Pfizer dhuratë nga BE.

Teksa theksoi se jemi në një moment kyç pasi duhet të dalim nga kjo pandemi, Varhelyi theksoi se BE e ndihmuar Shqipërinë që prej fillimit të pandemisë. Ky është momenti për ta fuqizuar më tej procesin e vaksinimit, jemi të interesuar për sigurinë dhe shëndetin e qytetarëve shqiptarë.

“Është një ditë e mrekullueshme për të gjithë ballkanin por edhe për Shqipërinë. Jam shumë i kënaqur që kemi arritur në fundin e këtij procesi që më ka sjellë me dorëzimin e vaksinave. Ne  kemi punuar fort që kjo gjë të bëhej realitet por mendoj se ne po vijmë këtu në momentin e duhur kur ne duhet të fillojmë të dalim nga pandemia.

Nga pandemia dalim nëse promovojmë vaksinat.  145 mijë doza të pfizer të cilat jo vetëm që po i sjell BE por edhe janë tërësisht 100% të financuara nga Be. Këto janë një dhurim, dhurtaë nëse mund të shprehem këtu. Një gjë tjetër që dua të bëj të qartë është se ne nuk do yta kishim bërë të mundur këtë pa miqtë tanë austriakë dhe qeverinë austriake të cilët kanë qenë të rëndësishëm për këtë gjë.

Doja të falënderoja qeverinë austriake. Pa kontributin e tyre kjo gjë sdo ishte arritur. Ky  llojbashkëpunimi tregon vlerën e skuadrës europiane. Ne e kemi ndihmuar Shqipërinë që prej fillimit të pandemisë, jemi përpjekur tu ndihmojmë me gjithçka kishim mundësi me maska respiratorë ambulanca. Ky është momenti për ta fuqizuar më tej  procesin e vaksinimit, jemi të interesuar për sigurinë dhe shëndetin e qytetarëve shqiptarë”, tha ai.

/Zoguu.al/

Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Previous post Ndërron jetë nga COVID-19 aktori i njohur, Guljelm Radoja
Next post Komiteti Teknik: Hapen pjesërisht universitetet si dhe hiqet karantina me MV dhe Greqinë