Rama: Pas investimeve në Korçë, në mandatin e tretë investime edhe në Pogradec

Koha e leximit1 minuta, 36 sekonta

POGRADEC– Kryeministri, Edi Rama, ishte ditën e sotme në Pogradec, ku nga atje ka deklaruar se mandatin e tij të tretë do t’ia kushtojë qytetit të Pogradecit.

Rama foli për investimet e bëra në qytetin e Korçës dhe për investimet e reja që do do bëhen në të gjithë vendin, si porte dhe aeroporte.

“Në këtë pikë unë besoj që kemi sjellë këtu në Pogradec njeriun  duhur dhe në kohën e duhur për të bërë punët e duhura. Unë e kuptoj shumë mirë dhe me Nikon bëjmë shaka, ppr jo dhe aq në fakt që Pogradeci e sheh pak veten në ndonjë hap mbrapa që ka pësuar një zhvillim bombastik në këto vite në krahasim me Korçën.

Ta shihni pozitivisht në Korçë kemi bërë shumë, por ky mandat do të jetë detyrimisht mandati i Pogradecit, sepse tani jemi gati për të bërë disa ndërhyrje të rëndësishme në Pogradec, në fshat dhe qytet. Ndërhyrje që lidhen me strategjinë e zhvillimit. Ju e keni dëgjuar s ene jemi gati ti hapim Shqipërisë katër porta nga qielli, katër nga deti për të sjellë udhëtarë dhe turistë nga mbarë bota për tu kthyer jo vetëm në kampion të Ballkanit në turizëm, por në një vend që hyn në ligën e kampionëve të turizmit. Kjo është ajo që kemi përpara bazuar tek projektet që kemi gati. Ne dje e hapëm aeroportin e Kukësit, për të cilin nuk e besoni.

Sot Shqipëria ka dy aeroporte, por jemi ende në fillim të këtij procesi. Kemi një investim të rëndësishëm për aeroportin e Tiranës, do të ndërtojmë terminalin e ri të zgjerojmë pistën, që shqiptarët të vejnë dhe të vinë nga New York drejtpërdrejt në Tiranë. Brenda pak ditësh nënshkruajmë kontratë për aeroportin e Vlorës dhe do të hapim garën për aeroportin e Sarandës.

Brenda pak ditësh do të fillojmë hapjen e kantierit të portit të madh turistik të Durrësit. Në Sarandë ka nisur puna,” tha Rama.

Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Previous post Sherr mes kandidatëve, në shtabin e PS-së në Durrës
Next post Qytetari gjobitet për një postim në “Facebook”, Meta: Skandaloze, patronazhistët përndjekin qytetarët