
Rama reagon pas ngjarjes në Kavajë: Autori s’ka asnjë lidhje me PS; Lulëzim, boll bëre kukullën e të paudhëve pa din e iman
TIRANË– Në një postim në “Twitter”, kryeministri Edi Rama, ka reaguar për plagosjen me armë zjarri të sekretarit të Partisë Demokratike Bledar Okshtuni duke thënë se ngjarja mbrëmjen e së hënës në Kavajë nuk ka asnjë motiv politik.
Rama thotë se autori nuk ka lidhje me Partinë Socialiste, por është militant i PD-së. Vijon duke thënë se Partia Demokratike nuk ka faj për ngjarjen, por për faktin që e cilëson si politizim skandaloz.
I drejtohet Lulëzim Bashës mos të bëhet më kukull, por të ndahet nga Presidenti Ilir Meta dhe Sali Berisha.
“Është krejt e qartë që ngjarja e Kavajës s’ka asnjë motiv politik! Autori s’ka asnjë lidhje me PS, përkundrazi është militant i PD! PD s’ka faj për ngjarjen po për politizimin skandaloz! Lulëzim bëhu burrë, ndahu nga Iliri e Saliu, boll bëre kukullën e të paudhëve pa din e iman!”, shkruan Rama.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.