
Rama, Vuçiç dhe Zaev firmosin marrëveshjen e “Mini-Shengenit Ballkanik”
SHKUP– Gjatë Forumit Ekonomik Rajonal të mbajtur ditën e sotme në Shkup, Rama, Vuçiç dhe Zaev, firmosën marrëveshjet e “mini-shengenit Ballkanik” për të ardhmen e 3 vende.
Dakordësia është arritur ditën e sotme nga liderët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë në ‘Ballkanin e Hapur’.
Marrëveshja e parë u bë për bashkëpunimin, mbrojtjen, katastrofat e tre vendeve; e dyta për lehtësimin e import-eksporteve, për të kontribuar në fushën ekonomike dhe në tregëtinë e ndërsjelltë; e treta konsistoi në qarkullimin e lirë të njerëzve dhe lehtësimin e procedurave për leje të përkohshme.
Pas firmosjes së marrëveshjeve është prezantuar emri i nismës ‘Ballkani i Hapur’ dhe nuk do të përdoret më termi që i është referuar deri më tani.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.