
Si shkak i situatës së krijuar nga reshjet e shumta të shiut në Vlorë por edhe në pjesën tjetër të vendit, zv/kryeministri Arben Ahmetaj u ka bërë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet që nuk janë të domosdoshme.
Ai shkruan se institucionet qendrore dhe ato lokale janë vënë në lëvizje dhe mbeten të angazhuara për marrjen e masave për menaxhimin e situatës.
“Nisur nga situata e rënduar e reshjeve në Vlorë dhe gjithë vendin, një lutje për qytetarët që të shmangin lëvizjet jo të domosdoshme, ndërkohë që institucionet qendrore dhe ato lokale janë alertuar dhe mbeten të angazhuara për marrjen e masave për menaxhimin e situatës”, shkruan Ahmetaj. m.v/Abcnews.al
The post Reshje të shumta shiu në vend, Ahmetaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet e padomosdoshme appeared first on Abc News.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.