
Ilustrim
Revista mjekësore, The Lancet, ka publikuar një studim ku thuhet se përdorimi i një doze të tretë të vaksinës, nuk është i nevojshëm.
Në studim theksohet se dy dozat e vaksinës vazhdojnë të jenë shumë efektive ndaj simptomave të rënda të COVID-19, në të gjitha variantet kryesore të virusit, përfshirë edhe variantin Delta.
Studimi i titulluar “Shqyrtimet për rritjen e përgjigjes imunitare të vaksinave COVID-19”, tregon se dozat përforcuese mund të jenë të papërshtatshme për individët me sistem të dobësuar imunitar, që nuk prodhojnë përgjigje të duhur imunitare pas marrjes së dy dozave të vaksinës.
Kujtojmë që shteti francez ka nisur dhënien e dozave të treta për personat e moshuar dhe njerëzit me sistem të dobët imunitar, ndërkohë Izraeli u ka ofruar fëmijëve 12 vjeç e më të rritur dozën e tretë, pesë muaj pas marrjes së dy dozave.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.