
Romir Zalla flet për skenat intime me Ema Andrean në serialin e tij të ri: Do ketë puthje
Aktori Romir Zalla ka folur rreth skenave intime me Ema Andrean që janë zhvilluar në serialin e tij më të ri, ende të papublikiar.
Ai u shpreh se në serial ka rolin e të dashurit të Emës dhe do të ketë puthje me të, por nuk do të kalojnë në nivelet më tej.
“Ato janë lajme e pjesës gossip të produksionit. Ai është një serial dramatik të themi, ku unë kam një personazh, ku në rol jam i dashuri i Emës. Në një dalje publike, unë thashë me shaka që aty do ketë skena intime, do ketë puthje, përqafime, për të krijuar pak kuriozitet. Sigurisht që ka puthje me Emën, por nuk është deri në ato nivele që mund të mendojë truri i njerëzve që dëgjojnë lajmë të tilla”.
Zalla gjithashtu foli dhe për “Portokallinë’, ku u rikthye pas 8 viteve mungesë. Ndërsa tha se nuk kishte vën re ndonjë ndryshim të madh, aktorii tha se në program punohet fort, ka një energji shumë të madhe dhe i gjithë qëllimi i trupës është të nxjerrë një shfaqe që t’i shërbejë publikut për argëtim dhe edukim.
“Portokallia tashmë është brand dhe tashmë është e konfirmuar. Nuk janë pak, po hyjmë në vitin e 18-të të këtij produksioni, i cili vazhdon me jetën e tij artistike. Nuk është se kam vënë re ndonjë ndryshim të madh me thënë të drejtën, gati-gati nuk më duket se jam shkëputur aq vite, por më duket sikur jam shkëputur 5 ditë, 6 ditë. Është një spektakël, një program, ku njerëzit punojnë fort, ku ka një energji shumë të madhe në punë dhe ku i gjithë qëllimi i trupës është të nxjerrë në final një shfaqe që t’i shërbejë publikut, jo vetëm për argëtim, por edhe pse jo njerëzit të mësojnë dhe të edukohen nga ato problematika që ne zhvillojmë aty. Rikthimet janë gjithmonë të bukura, janë një hap më tej, janë gjithmonë një rifreskim i vetes, kështu që është bukur”, rrëfeu Romir Zalla.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.