
Rriten kërkesat për anti-depresantë
Nga Ema Shazivari
Farmacistë ngrenë si shqetësim rritjen e kërkesës për medikamentet anti-depresive. Problem mbetet faktit që shumica e qytetarëve, janë të rinj. 30% më e lartë ka qenë kërkesa këtë dy-vjeçarin e fundit. Problemet e shëndetit mendorë janë shtuar edhe për shkak të mënyrës së jetesës gjatë pandemisë.
“Pandemia ndikoi negativisht në shëndetin e qytetarëve dhe shikojmë që ka një rritje të kërkesës ndaj medikamenteve”, thotë një farmaciste.
Farmacistët thonë se ka pasur kërkesa për anti-depresivë dhe nga 18 vjeçarët.
Kërkohet më shumë është ksanaksi, medikament shumë i fortë, dhe është ndaluar të jepet pa recetë.
Mjekët psikiatër rekomandojnë më së shumti medikamentet me përmbajtje bimore.
Në urgjencën e psikiatrisë në QSUT paraqiten rreth 100 persona me probleme të ndryshme të shëndetit mendorë. /abcnews.al
The post Rriten kërkesat për anti-depresantë appeared first on Abc News.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.