Puno me ne

Dërgo punimin tënd

Zoguu.al është vazhdimisht në mbështetje të talenteve të reja të cilët kanë pasion shkrimin, aktualitetin, investigimet, analizat, etj. Në kuadër të këtij procesi ftojmë të gjithë këta persona të dërgojnë punimin e tyre në adresën e e-mail-it zoguual@zoguu.al. Faleminderit!

July 30, 2021

Rritet numri i rasteve të reja me COVID-19 në Shqipëri

2 min read

Montazh

TIRANË– Në 24 orët e fundit në Shqipëri ka një rritje të lehtë të rasteve me COVID-19. Të mërkurën ishin vetëm 8 raste, ndërsa sot janë zbuluar 13 të infektuar nga 4051 testime që janë bërë në të gjithë vendin. 13 qytetarët e infektuar janë zbuluar në këto bashki: 5 raste në Tiranë, 3 në Durrës, nga 1 rast në Shkodër, Fier, Lezhë, Vlorë dh Kamëz. Aktualisht janë 112 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Janë shëruar 2 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,061 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve, që të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Statistika (15 Korrik 2021)

Raste të reja ditore 13
Të shëruar në 24 orë 2
Të shtruar në spitale 6
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 4051

Testime totale 847,490
Raste pozitive 132,629
Raste të shëruara 130,061
Raste Aktive 112
Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 48
Fier 11
Vlorë 11
Elbasan 10
Korçë 8
Shkodër 7
Durrës 7
Lezhë 6
Kukës 2
Gjirokastër 2

/Zoguu.al/