
Rritet numri i rasteve të reja nga COVID-19 në Shqipëri
TIRANË– Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 2 humbje jete dhe 658 raste të reja nga COVID-19.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 2 qytetarë kanë ndërruar jetë: një qytetar 64 vjeç nga Tirana dhe një qytetar 84 vjeç nga Durrësi.
Gjithsej janë kryer 6527 testime dhe rastet pozitive janë identifikuar në këto bashki:
217 raste në Tiranë, 98 në Shkodër, 51 në Vlorë, 38 në Durrës, nga 20 raste në Kavajë, Sarandë, 18 në Lezhë, 17 në Vau i Dejës, nga 16 raste në Krujë, Lushnje, Elbasan, nga 15 raste në Kamëz, Fier, 12 në Gjirokastër, 9 në Malësi e Madhe, nga 7 raste në Mat, Pogradec, Kuçovë, nga 5 raste në Kurbin, Berat, nga 4 raste në Dibër, Roskovec, Tepelenë, Poliçan, nga 3 raste në Kukës, Konispol, Memaliaj, Korçë, nga 2 raste në Tropojë, Rrogozhinë, Divjakë, Mallakastër, Cerrik, Peqin, nga 1 rast në Mirditë, Patos, Selenicë, Himarë, Delvinë, Skrapar, Belsh, Gramsh, Librazhd.
Aktualisht janë 5129 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin, 73 prej të cilëve po marrin trajtim në Spitalin Infektiv.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 142 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 131,184 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (21 Gusht 2021)
Raste të reja ditore 658
Të shëruar në 24 orë 142
Të shtruar në spitale 73
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 6527
Testime totale 992,232
Raste pozitive 138,790
Raste të shëruara 131,184
Raste Aktive 5129
Humbje jete 2,477
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1977
Shkodër 843
Vlorë 482
Fier 436
Durrës 305
Elbasan 251
Lezhë 238
Berat 177
Gjirokastër 157
Korçë 106
Kukës 92
Dibër 65
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.