
Rusia shpall “non grata” diplomatin e Maqedonisë së Veriut
MOSKË– Ministria e Jashtme e Rusisë ka bërë të ditur se ka shpallur “non grata” një punonjës të Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Moskë.
“Olivera Çausheva-Dimovska, ushtrues detyre e ambasadorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Federatën Ruse u thirr në Ministrinë Ruse të Punëve të Jashtme më 10 qershor, ku asaj iu dha një shënim që deklaron për non-grada një punonjës së Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Moskë,” u tha në deklaratën e Ministrisë.
Kujtojmë që në muajin Maj, Maqedonia e Veriut shpalli për non-grata një diplomat nga Ambasada ruse në Shkup, ndaj mund të quhet si një “hakmarrje” nga Rusia.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.