Shantazhuan dhe përdhunuan 15-vjeçaren, arrestohen 5 persona në Lezhë

Koha e leximit47 sekonta

LEZHË– 5 persona janë arrestuar në flagrancë nga policia për përdhunimin e të miturës 15-vjeçare.

Artan Kaçorri 31 vjeç, Albert Molla 27 vjeç , Ermal Tarazhi 30 vjeç, Nike Lleshi 44 vjeç dhe shtetasi me iniciale A.Gj 17 vjeç, me anë të kërcënimeve dhe shantazheve, kanë përdhunuar vajzën 15- vjeçare.

Mësohet se vajza kishte nisur nisur një lidhje me njërin prej djemve, ku është shoqëruar dhe me marrëdhënie seksuale.

Më pas vajza ka marrë kërcënime nga ky person, i cili i ka thënë se i ka filmuar momentet intime mes tyre. Për të mos e shpërndarë videon tek të tjerët, ai e ka detyruar atë të kryejë marrëdhënie edhe me 4 persona të tjerë.

E frikësuar, ajo ka pranuar dhe për disa muaj rresht ka kryer marrëdhënie seksuale me 5 persona.

Vajza jetonte në Rrëshen, ndërsa djemtë jetonin në fshatin Tarazh të Mirëditës. Arrestimi i tyre është bërë orët e para të ditës së sotme.

/Zoguu.al/

Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Previous post I FUNDIT/ Një person gjendet i vetëvarur në Shkodër, policia niset drejt vendngjarjes
Next post Zbulohet këngëtari me të cilin Tayna do të sjellë hitin e verës