Puno me ne

Dërgo punimin tënd

Zoguu.al është vazhdimisht në mbështetje të talenteve të reja të cilët kanë pasion shkrimin, aktualitetin, investigimet, analizat, etj. Në kuadër të këtij procesi ftojmë të gjithë këta persona të dërgojnë punimin e tyre në adresën e e-mail-it zoguual@zoguu.al. Faleminderit!

July 30, 2021

SHBA dhuron pajisje për rritjen e sigurisë së kufijve, Yuri Kim: Të tregohemi më të pamëshirshëm

3 min read

Yuri Kim dhe Bledi Çuçi gjatë prezantimit të objekteve në Kakavijë

GJIROKASTËR– Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim është ndalur në Kakavijë, ku ka prezantuar pajisjet e dhuruara nga SHBA për rritjen e sigurisë në doganë.

Kim u prit me një ceremoni nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, mes tyre drejtori i Përgjithshëm, Ardi Veliu si edhe ambasadorja e e Greqisë Sophia Philippidou.

Ambasadorja u shpreh se mbrojta e kufijve nga kontrabanda është e rëndësishme për sigurinë rajonale dhe sovranitetin kombëtar. Kim tha se duhet të tregohemi më të pamëshirshëm për të goditur trafikun e armëve dhe droges, agjencitë ligjzbatuese duhet të punojnë krah për krah kundër krimit dhe SHBA do mbështesë cdo përpjekje.

“E kënaqur e krenarë të shoh tri flamuj pas meje. Angazhim i qeverisë amerikanë për të siguruar kufij të sigurt që nuk janë të rëndësishëm vetëm për Shqipërinë. Ky angazhim për përdorimin e ligjshmërisë është dhe do të jetë gjithmonë. Ky angazhim është i palëkundur. Ne nuk jemi të vetëm për rritjen e kapaciteteve të Shqipërisë në këtë fushë, por bashkëpunojmë edhe me Greqinë. Mbrojtje e kufijve nga kontrabanda është e rëndësishme për sigurinë rajonale dhe sovranitetin kombëtar. Konfiskimit e fundit në kufi janë një tregues pozitiv. Policia kufitare duhet të bashkëpunojë me agjencitë e tjera ligjzbatuese nëse duan të luftojmë elementët kriminale. Duhet të jemi pak më të zgjuar dhe të pamëshirshëm, i nxisim agjencitë ligjzbatuese të punojnë krah për krah kundër krimit. SHBA do të mbështesë përpjekjet tuaja”, deklaroi ajo.

Ndërsa falenderon SHBA për pajisjet e dhuruara, ministri i Brendshëm Blendi Çuçi tha se Shqipëria është një vend shumë herë më i sigurt se vite më parë.

“Shqipëria është një vend shumë herë më i sigurt se vite më parë, cilësia e shërbimeve në pikat e kalimit kufitar është në nivel shërbimi shumë më të lartë dhe ndaj Shqipëria renditet në vendet me ruajtjen me të lartë të kufijve dhe cilësi shërbimi të lartë. Me SHBA kemi një bashkëpunim të paktën 30-vjeçar dhe një nga fushat kryesore ka qenë edhe siguria. Bashkëpunim që ka bërë të mundur që Shqipëria të eksportojë siguri edhe në botë, por edhe të jetë një vend me siguri të lartë. Kjo kërkon ruajtje të këtij standardi. Falënderoj SHBA për pajisjet e dhuruara Shqipërisë për rritjen e sigurisë nëpërmjet teknologjisë. Pajisje si kamera termike, skaneri etj., janë rritje e standardit të ruajtjes së kufijve. Ky arsenal pajisjesh dhe personeli që i përdor, duke kujtuar edhe prezencën e FRONTEX, ka rritur standardin e sigurisë”, deklaroi Çuçi.

Ambasadorja e Greqisë në vendin tonë, Sophia Philippidou, në fjalën e saj tha se bashkëpunimi i Greqisë me Shqipërinë do të forcohet akoma më tej.

“Nga të gjitha pikat e kalimit kufitar kjo është pika kryesore e kalimit nga Shqipëria drejt Greqisë anasjelltas. Gjithashtu një pikë e rëndësishme e bashkëpunimit me Shqipërinë përsa i përket trajtimit të krimit të organizuar dhe kontrabandës. Kjo vazhdon të mbetet një kufi i jashtëm i BE, ne kemi FRONTEX-in në të dy kahet e kufirit. Bashkëpunimi ynë me Shqipërinë do të forcohet edhe me tej kur ky forcim do të fuqizohet kur të mund të ngrihet qendra për bashkëpunimin e Policisë dhe Doganave në pikën e kalimit kufitar në anën e kufirit. Gjithashtu kjo do të na mundësojë shkëmbimin e informacionit në kohë reale në të dy kahet” u shpreh ambasadorja  Philippidou .

/Zoguu.al/