
Ilustrim
UASHINGTON– SHBA ka njoftuar se do të lejojë hyrjen e qytetarëve të BE dhe Mbretërisë së Bashkuar, të cilët kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.
Përveç kësaj, qytetarët nga BE dhe Britania e Madhe do të duhet të bëjnë dhe test apo të gjurmohen.
Ky vendim do të hyjë në fuqi në muajin nëntor, duke ndryshuar urdhërin e Donald Trump, për ndalimin 18-mujor të qytetarëve europianë dhe britanikë. Ky urdhër u vendos në mars të 2020-ës, por me ardhjen e Biden, ai paraljmëroi se do të bënte ndryshime.
Kujtojmë që kohët e fundit marrëdhëniet midis SHBA dhe BE kanë qenë pak të trazuara, për shkak të vendimit Biden për të tërhequr trupat amerikane nga Afganistani, gjë e cila solli eksodin e refugjatëve dhe kaosin në Kabul.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.