
Aldi Rama dhe Saimir Hoxha
SHÇBA ka nisur hetimet për kolegët e efektivit të policisë, Saimir Hoxha, i cili humbi jetën pasi u qëllua nga 21-vjeçari, Aldi Rama.
Ata do të sqarojnë të gjithë ngjarjen e ndodhur dhe do të shpjegojnë me detaje se cfarë ndodhi para, gjatë dhe pas vrasjes së Hoxhës. Ata do të pyeten se përse nuk reaguan kur dëgjuan të shtënat me armë zjarri dhe se cilat kanë qenë veprimet e tyre.
Po ashtu ata duhet të shpjegojnë edhe se si mundën të largoheshin tre të rinjtë qv ishin brenda makinës për kontroll, pasi qëlluan për vdekje Saimir Hoxhën.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.