Puno me ne

Dërgo punimin tënd

Zoguu.al është vazhdimisht në mbështetje të talenteve të reja të cilët kanë pasion shkrimin, aktualitetin, investigimet, analizat, etj. Në kuadër të këtij procesi ftojmë të gjithë këta persona të dërgojnë punimin e tyre në adresën e e-mail-it zoguual@zoguu.al. Faleminderit!

September 25, 2021

Shembet ndërtesa në Ugandë; Nxirren trupat e 5 personave të pajetë, të tjerët ndodhen nën rrënoja

1 min read

Foto ilustruese

KAMPALA– Një ndërtesë e cila ishte në ndërtim e sipër është shembur ditën e diel Ugandë, duke shkaktuar deri tani vdekjen e 5 personave.

Ajo po ndërtohej në periferinë Kisenyi të Kampala-s, ndërsa u shemb gjatë reshjeve të mëdha të shiut.

Policia dhe forcat ushtarake kanë arritur të nxjerrin vetëm trupat e 5 personave të pajetë, ndërkohë shumë të tjerë janë ende të bllokuar poshtë rrënojave.

“Pesë trupa janë gjetur deri më tani. Policia dhe ushtria janë ende duke punuar shumë për të shpëtuar ata që janë ende gjallë dhe për të nxjerrë më shumë trupa”, tha kryebashkiaku qendror i Kampala-s, Salim Uhuru.

Uhuru u shpreh se ky nuk është rasti i parë që ndërtesat në ndërtim e sipër shemben  duke shkaktuar vdekjen e njerëzve, ndaj kjo gjë duhet të hetohet.

/Zoguu.al/

Open chat
Raporto!