
Foto nga vendi i ngjarjes. Burimi AbcNews
DURRËS– Ditën e sotme ka ndodhur një përplasje fizike në shtabin e Partisë Socialiste në Durrës.
Dy kandidatët e PS për Durrësin, Alban Xhelili dhe Erion Meka janë përfshirë në një sherr ku shkak është bërë përdorimi i mbështetësve të PS-së për fushatë. Kjo gjë ka shkaktuar shumë pakënaqësi tek ta duke përfshirë dhe grushte.
Sherri ka nisur në brendësi të ambientit që përdoret nga Partia Socialiste, për të vazhduar dhe jashtë tij me shkelma dhe grushte.
Në zonë kanë mbërritur një numër i madh policësh, duke qetësuar disi gjendjen.
Alban Xhelili mban numrin 2 në listën e PS për Durrësin, ndësa Meka numrin 15.
Në komisariat u shoqëruan gjashtë persona, midis tyre dhe Eri Kapllani, shefi i shtabit të PS për zonën e Plazhit në Durrës.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.