SHIJAK/ Drejtonte makinën në gjendje të dehur dhe qëllonte me armë zjarri në ajër, arrestohet 31-vjeçari (Emri)

Koha e leximit1 minuta, 43 sekonta
SHIJAK– Një 31-vjeçar është arrestuar pasi u kap duke drejtuar automjetin tip “Audi” në gjendje të dehur dhe duke qëlluar me armë zjarri në ajër.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 20:00, ku pas një telefonate nga qytetarët në Sallën Operative, efektivët e policisë menjëherë kanë shkuar në vendgjarje dhe kanë vënë në pranga shtetasin Emiljano Norja, duke parandaluar ndonjë ngjarje të mundshme kriminale.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 armë zjarri kallashnikov, 1 krëhër me 23 fishekë dhe automjeti me të cilën ky shtetas qarkullonte.
31-vjeçari, banues në Shijak ka qenë i dënuar më parë për veprën penale “Mbajtje e lëndëve narkotike”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Shijak/Durrës
Drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe qëllonte me armë zjarri në ajër duke rrezikuar jetën e banorëve, falë ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale të Policisë u bë i mundur neutralizimi dhe arrestimi i 31-vjeçarit.
31-vjeçari, i dënuar më parë në fushën e narkotikëve.
Sekuestrohet 1 armë zjarri kallashnikov, municion luftarak dhe automjeti me të cilën qarkullonte.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, pas një telefonate nga qytetarët në Sallën Operative, se në Shijak, një shtetas po xhironte gomat e makinës dhe qëllonte me armë zjarri, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë, duke parandaluar ndonjë ngjarje të mundshme kriminale.
Forcat e Posaçme Operacionale në bashkëpunim me Forcat Shqiponja dhe shërbimet e Policisë Shijak, kanë bërë të mundur neutralizimin dhe prangosjen e shtetasit Emiljano Norja, 31 vjeç, banues në Shijak, i dënuar më parë për veprën penale “Mbajtje e lëndëve narkotike”.
Ky shtetas ditën e djeshme rreth orës 20:00, në qytetin e Shijakut, duke drejtuar në gjëndje të dehur mjetin tip “Audi”, ka qëlluar me armë zjarri në ajër duke rrezikuar jetën e banorëve.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 armë zjarri kallashnikov, 1 krëhër me 23 fishekë dhe automjeti me të cilën ky shtetas qarkullonte.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Previous post Maqedonia e Veriut vendos masa kufizuese, qytetarët duhet të paraqesin Certifikatë Vaksinimi për të hyrë në ambjente publike
Next post KORÇË/ Automjeti “Mini Cooper” përplas 20-vjeçaren në vijat e bardha, e reja niset drejt urgjencës