
Shkak situata e tensionuar në Kosovë, Rama dhe Vuçiç nuk flasin në konferencën e përvjetorit të “Ballkanit të Hapur”
NOVI SAD– Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nuk do të flasin ditën e nesërme në konferencën e përvjetorit të “Ballkanit të Hapur”.
Konferenca po mbahet sot dhe nesër në Novi Sad. Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabić, pritet të flasë me të gjithë pjesëmarrësit e forumit ndërsa kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, do të bashkohet përmes lidhjes video.
Si fillim ishte planifikuar që pasi të kishin mbaruar fjalën e tyre, Vuçiç, Rama dhe Zaev do t’i drejtoheshin shtypit, por ky ndryshim mendohet të ketë lidhje me tensionet aktuale në Kosovë.
Organizatorët e saj janë Fondi për Çështjet Evropiane të Vojvodinës, Fondacioni Konrad Adenauer dhe Forumi Rajonal i Liderëve të Rinj.
Si fillim nisma u krijua me emrin “Shengeni i Vogël” dhe konsistonte në bashkëpunimin ekonomik të Ballkanit. Takimi i parë u mbajt në vitin 2019 në Novi Sad në tetor, ndërsa kohët e fundit ndryshoi emrin në Ballkan të Hapur.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.