
Shpërndante kokainë, arrestohet 39-vjeçari në Tiranë, prej tij”digjet” edhe e motra
Koha e leximit30 sekonta
TIRANË– Shtetasi Marsel Doku, 39 vjeç është arrestuar sot në zonën e ish-bllokut, pasi akuzohet se shpërndante doza me kokainë në atë zonë.
Pas informacioneve lidhur me shpërndarjen e kokainës nga Doku, policia zhvilloi operacionin “Blloku”, ku mbeti i arrestuar 39-vjeçari.
Gjithashtu motra e tij, K.D., 61 vjeç, po procedohet në gjendje të lirë, pasi pengoi në zhvillimin e hetimeve dhe zbulimin e së vërtetës.
Gjatë kontrollit të banesës së motrës së tij u gjetën dhe sekuestruan 150 doza kokainë, 3 peshore elektronike, një shumë të konsiderueshme parash dhe sende të tjera të kundërligjshme.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.