
Dronë të armatosur
TIRANË– Konkretizohet marrëveshja e Shqipërisë me Turqinë për blerjen e dronëve ushtarakë, të cilët arrijnë vlerën 8 milionë euro.
Bëhet fjalë për dronët tip IHA dhe SİHA prodhuar nga “Baykar Defense” në Turqi. Mësohet se dronët tip SİHA funksionojnë me armatim të prodhuara në industrinë e mbrojtjes dhe veprojnë si një forcë goditëse pasi kanë të integruara municione, ndërsa dronët tip IHA funksionojnë pa armatim e shërbejnë për të monitoruar dhe mbledhur informacion.
Kjo marrëveshje mes dy vendeve u njoftua nga kryeministri Rama gjatë vizitës së tij në Stamboll në fillim të muajit qershor.
Dronët do të shërbejnë për monitorimin e territorit dhe mbledhjen e të dhënave në kohë reale.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.