
Kryeministri Edi Rama dhe kryeministri Viktor Orben
BUDAPEST– Ditën e sotme kryeministri Edi Rama dhe kryeministri hungarez Viktor Orban, kanë zhvilluar një mbledhje, e cila u mbyll me arritjen e marrëveshjes midis 2 vendeve për njohjen e ndërsjelltë të certifikatave të vaksinimit kundër COVID.
Brenda kësaj jave pritet që 2 vendet të njohin të gjitha llojet e vaksinave të bëra dhe të hapin kufijtë për lëvizjen e lirë të qtetarëve.
Në një postim në “Facebbok”, Rama shkruan se ishte një ditë pune mbi bashkëpunimin bilateral në ekonomi, shëndetësi, arsim dhe për ecurinë e integrimit evropian të Shqipërisë.
Kryeministri Orban në një deklaratë të dhënë sëbashku me Ramën, e uroi atë për fitoren e zgjedhjeve. Ai tha se kishin diskutuar rreth bashkëpunimit politik dhe shtoi se 2 vendet po i afrohen 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike.
“Dua t’ju prezantoj Kryeministrin e Shqipërisë, i cili është një mik i madh i Hungarisë prej shumë kohësh tashmë, kemi nisur bashkëpunimin që prej shumë viteve më parë. Vizita e tij është një vlerësim i madh për Hungarinë, duke qenë se është kryeministër që ka fituar tre herë, njëra pas tjetrës, zgjedhjet. Tre zgjidhjeje të njëpasnjëshme është diçka e jashtëzakonshme në politikën europiane, sidomos nëse lufta politike është e fortë dhe në demokraci të gjalla si ajo e Shqipërisë dhe e Hungarisë, lufta politike është shumë e fortë, me debate dhe e gjallë. Kështu që dua të të përgëzoj Zoti Kryeministër, për suksesin dhe fitoren tuaj. Çështjet që kemi diskutuar sot, së pari, është bashkëpunimi politik midis dy vendeve. Po i afrohemi 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve dhe duam ta festojmë bukur dhe ta kemi një jubile politik, të rrethuar me kulturë. Ramë dakord që nuk ka dallime madhore në politikën e jashtme midis dy vendeve”, tha Orban.
Gjithashtu Orban theksoi se Hungaria është plotësisht e përkushtuar për të arritur sa më shpejtë anëtarësimin në BE të Shqipërisë dhe se do të bëjë maksimumin për këtë gjë.
“Do të doja të theksoja edhe një herë, që është mesazh politik sot, që Hungaria është plotësisht e përkushtuar ndaj Shqipërisë për të arritur anëtarësimin sa më shpejt të jetë e mundur, pa parakushte të tjera dhe Hungaria do të bëjë maksimumin”, tha Orban.
Ndërkohë në fjalën e tij, Rama shpreh mirënjohjen për kryeministrin francez dhe vlerësoi bashkëpunimin me Hungarinë në arsim, ekonomi, kulturë, shëndetësi.
“Ishte jo vetëm kënaqësi, por ishte një nder që të isha mik i Kryeministrit sot dhe të kisha mundësi që të shkëmbeja me të pikëpamje për temat që përmendi Kryeministri. Por, së pari e mbi të gjitha, për t’i kërkuar mbështetje dhe ndihmë në rrugëtimin e zhvillimit, modernizimit, si dhe të integrimit.Në këndvështrimin tonë, Hungaria është një vend ku ka shumë dije, ku ka përvoja të pabesueshme, mbresëlënëse, transformuese, ku ka shumë për të mësuar. I jam shumë mirënjohës Kryeministrit për disponibilitetin e tij bujar për të na dhënë të gjithë mbështetjen e nevojshme, për të pasur këtë transferim të dijes, sepse duam të bashkëpunojmë jo vetëm në aspektin dypalësh ekonomik, por gjithashtu dhe në atë kulturor dhe në arsim. Atë çka Hungaria ka bërë gjatë viteve të fundit për të përmirësuar arsimin, për të mbështetur të rinjtë e talentet, për të inkurajuar familjet që ta shohin të ardhmen e vet me sa më shumë shpresë, është frymëzuese. Jam edhe njëherë mirënjohës dhe pres me padurim që të përforcojmë këtë bashkëpunim. Siç e tha Kryeministri, miqësia jonë është e vjetër tashmë, por miqësia shqiptaro-hungareze është shumë më e vjetër sesa mendojnë njerëzit. Ju na dhuruat një mbretëreshë, ne ju kemi dhuruar golashënuesin më të mirë të Ferencvárosi-t, kështu që ka shumë më tepër për t’u bërë”, tha Rama.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.