
Bledi Cuci
TIRANË– Edhe pse Shqipëria po lufton me flakët dhe ndodhet në një gjendje kritike, Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka vendour të marrë pushimet.
Ai ka marrë lejen 12 ditore dhe me anë të një dokumenti ia ka deleguar kopetencat zv.ministrit të Brendshëm, Andi Mahila.
Me anë të urdhërit numër 289, datë 29.07 2021, i janë delegeuar kompetencat numrit dy të MB-së Andi Mahila, për periudhën nga data 02.08.2012-20.08.2021.
Lidhur me situatën nga zjarret në vendin tonë, dje në Shqipëri ka mbërritur ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ku shoqëroi forcat zjarrëfikëse dhe ato ushtarake në Kalimash për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit.
Ndërkohë për më shumë se 2 javë një pjesë e vendit po përballet me flakët. Vlora, Fieri, Korça, Kukësi, janë zonat me risk më të lartë, ku rrezikohet dhe jeta e banorëve.
Edhe gjatë kohës që rezulton që ministri të jetë me pushime, ai ka postuar në rrjete sociale foto dhe video, ku shihet duke ndjekur nga afër situatën e vështirë, madje ka paralajmëruar dhe shkaktarët e zjarrit që do të përballen me ligjin.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.