
Montazh
TIRANË– Gjatë 24 orëve të fundit është raportuar 1 humbje jete dhe 39 raste të reja të infektuar me COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se ditën e sotme vetëm qytetarja 71-vjecare nga Fieri ka humbur jetën.
Gjithsej janë kryer 3169 testime, nga ku 39 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 6 në Gjirokastër, 4 raste në Shkodër, nga 3 raste në Tiranë, Devoll, Berat, Vau i Dejës, nga 2 raste në Durrës, Fier, Pogradec, Sarandë, Malësi e Madhe, nga 1 rast në Lushnje, Mirditë, Tropojë, Kamëz, Gramsh, Skrapar, Dropull.
Të shëruar janë 986 qytetarë, të cilët e kanë çuar numrin e të shëruarve në 126,405 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe rajone po trajtohen 71 pacientë nga të cilët 7 prej tyre janë në terapi intensive.
Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve të respektojnë masat dhe mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes
Statistika (18 Maj 2021)
Raste të reja ditore 39
Të shëruar në 24 orë 986
Të shtruar në spitale 71
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 3,169
Testime totale 682,565
Raste pozitive 132,071
Raste të shëruara 126,405
Raste Aktive 3,230
Humbje jete 2,436
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2509
Korçë 142
Shkodër 132
Fier 74
Lezhë 71
Vlorë 66
Gjirokastër 66
Elbasan 57
Berat 51
Durrës 30
Kukës 20
Dibër 12
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.