
Ministria e Brendshme
TIRANË– Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka mësyrë ditën e sotme në Ministrinë e Brendshme ku ka arrestuar 9 persona për abuzimet me tenderin e unifromave të policisë.
SPAK ka njoftuar se më 11 qershor të vitit 2020, në Agjencisë e Blerjeve të Përqendruara në Ministrinë e Brendshme është zhvilluar procedura e prokurimit për llogari të Autoritetit Kontraktor, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit me objekt “Blerja dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit,” për katër vjet, me fond limit 2,8 miliardë lekë pa TVSH.
Gjatë hetimit janë konstatuar shkelje të rregullave të prokurimit publik, bërë nga anëtarë të Nëjsisë së Prokurimit si Flutura Çekrezi, Anisa Bogdani, Ani Omuri, Kleviz Hasani dhe anëtarët e komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Kreshnik Bejkaj, Fatmir Femneri, Mariglen Buzali, Gëzim Mingaj, në bashkëpinim me njëri-tjetrin dhe me titullarin e Organit Qendror Blerës, dhe si pasojë kanë sjellë avantazhe dhe privilegje të padrejta në kualifikimin e operatorit fitues në këtë proceduë prokurimi.
Mësohet se shkeljet kryesore të zyrtarëve të arrestuar janë: u përjashtua 1 kompani turke dhe 1 kompani kroate që ishin në garë për tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit; uniformat do të ndaheshin në 4 vite, u reduktuan në 2; si dhe u ulën njësitë që do të përfitoheshin nga policia, por çmimi mbeti i njëjtë.
Pas kallëzimit të Grupit Parlamentar Demokrat në 2020, gjykata dha vendimin për të kontrolluar zyrat në institucion, e më pas SPAK urdhëroi arrestimin.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.