
Spanja heq të gjitha kufizimet për udhëtarët shqiptarë
TIRANË– Tirana International Airport ka njoftuar se Spanja ka hequr të gjitha kufizimet për udhëtarët shqiptarë.
Qytetarët që dëshirojnë të udhëtojnë në Spanjë, mjafton të kenë biletën, pasaportën dhe maskën, nuk është e detyrueshme të paraqesin testin dhe vaksinën e COVID-19.
Ndërkohë, pasagjerët që kanë vizituar një vend tjetër gjatë 14 ditëve të fundit përpara udhëtimit në Spanjë, duhet të paraqesin PCR e 48 orëve të fundit, vaksinat e miratuara nga EMA apo OBSH, ose vërtetimin e autoriteteve shëndetësore nëse e kanë kaluar ose jo COVID-19.
Njoftimi nga TIA
Spanja ✈
📌 Hiqen të gjitha kufizimet për qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë në Spanjë.
📌 As testi, as vaksinat nuk janë të detyrueshme. Mjafton bileta, pasaporta dhe maska.
Hiqen të gjitha kufizimet për qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë në Spanjë.
📌 Ju lutem vetëm të plotësoni Formularin e Kontrollit Shëndetësor (FCS), të cilin mund ta gjeni në linkun e mëposhtëm:
https://www.spth.gob.es/create (individ)
https://www.spth.gob.es/create-group (grup/familje)
📌 Nëse 14 ditët e fundit keni vizituar vende të tjera përpara udhëtimit në Spanjë, ju duhet patjeter PCR i 48 orëve të fundit, vaksinat e miratuara nga EMA apo OBSH, apo vërtetim i autoriteteve shëndetësore që e keni kaluar Covid 19.
Ju faleminderit për bashkëpunimin,
Tirana International Airport
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.