Studimi në Mbretërinë e Bashkuar: Personat e vaksinuar kanë më pak gjasa të përballen me pasoja afatgjata të COVID, pas infektimit

Koha e leximit1 minuta, 17 sekonta

LONDËR– Një studim në Mbretërinë e Bashkuar ka treguar që personat që kanë marrë të dyja dozat e vaksinës, kanë më pak mundësi të kenë pasoja afatgjata pas infektimit.

Në këtë studim të botuar në The Lancet Infectious Diseases javën e kaluar, më shumë se një milion njerëz  raportuan përmes një aplikacioni se kishin marrë të paktën një dozë të një vaksine COVID-19.

CNN shkruan se nga 1.24 milion njerëz në aplikacion që raportuan se kishin marrë një dozë të vaksinës anti-COVID, 6,030 persona (0.5 për qind) u infektuan me koronavirus. Dhe nga 971,500 njerëz që raportuan marrjen e dozës së dytë, 2,370 persona (0.2 për qind) raportuan se u infektuan me COVID-19 të paktën shtatë ditë pas dozës së tyre të dytë. Ata pjesëmarrës u përputhën me pjesëmarrës të ngjashëm të kontrollit, të cilët ishin njerëz të pa vaksinuar që përdorën aplikacionin për të paktën dy javë dhe rezultuan pozitivë.

Rezultati i këtij studimi tregoi se njerëzit e vaksinuar, të cilin infektoheshin me koronavirus dhe kishin infeksione, kishin më pak gjasa të shtroheshin në spitale, të përjetonin simPtomat e COVID dhe të kishin simptoma pas 28 ditëve.

“Ne zbuluam se shanset për të pasur simptoma për 28 ditë ose më shumë pas infektimi përafërsisht u përgjysmua duke pasur dy doza vaksine. Ky rezultat sugjeron që rreziku nga simptomat afatgjatë është zvogëluar tek individët që kanë marrë të dy dozat e vaksinës kur merret parasysh rreziku i zvogëluar tashmë i dokumentuar i infeksionit në përgjithësi”, shkruajne studiuesit.

/Zoguu.al/

Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Previous post Arrestohet 21-vjeçari në Korçë, kërcënoi me armë për arsye xhelozie të dashurën e tij 15-vjeçare
Next post Tentoi të vriste Dudën në vitin 2012, Gjykata jep vendimin për reperin shqiptar