Studimi nga Universiteti i Oksfordit: Pandemia COVID-19 ka ulur jetëgjatësinë e popullsisë, e njëjtë si në Luftën e Dytë Botërore

Koha e leximit54 sekonta

Sipas një studimi nga Universiteti i Oksfordit, rezultoi se pandemia COVID-19 ka zvogëluar jetëgjatësinë popullsisë në Evropën Perëndimore, në nivelin e Luftës së Dytë Botërore.

Studimi është botuar në ”International Journal of Epidemiology”. Autorët kanë marrë në shqyrtim 29 vende që përfshijnë pjesën më të madhe të Evropës, SHBA dhe Kilit dhe që janë publikuar në regjistrat zyrtarë të vdekjeve për vitin 2020.

“Për vende si Spanja, Britania e Madhe, Uellsi, Italia dhe Belgjika, hera e fundit që u pa një rënie kaq e madhe e jetëgjatësisë ishte vetëm në Luftën e Dytë Botërore”, theksoi bashkautori i studimit, José Manuel Aburto.

Rënia më e madhe, u pa tek meshkujt në SHBA me 2,2 vite nga nivelet e vitit 2019, e ndjekur nga burrat në Lituani (1,7 vite).

“Ndërsa ne e dimë se ka disa probleme që lidhen me numrin e vdekjeve nga COVID -19, fakti që rezultatet tona nxjerrin në pah një ndikim kaq të madh i atribuohet pandemisë, e cila ka qenë një goditje shkatërruese për shume shtete”, shtoi Ridhi Kashyap, drejtuesi i grupit të studimit.

/Zoguu.al/

Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Previous post “Përgjime dhe kërcënime”, Aktori i njohur turk paditet nga ish-bashkëshortja e tij
Next post Rama bashkëbisedim me studentët e Universitetit të Prishtinës: Respekt për të rinjtë që merren me politikë, pa të nuk do kishim një Kosovë sovrane sot