
Kantina e pijeve “Gjergj Kastrioti”
DURRËS– Një ngjarje e padëgjuar më parë raportohet të ketë ndodhur ditën e mërkurë në qytetin e Durrësit, ku biznesi i deputetit Lefter Koka, është sulmuar me tritol të lëshuar nga droni.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 14 në Durrës dhe bëhet fjalë për kantinën e pijeve “Gjergj Kastrioti”.
Ditën e enjte policia ka dhënë njoftimin për ngjarjen, por pa specifikuar rrethanat dhe metodën që kishin përdorur autorët. Mësohet se autorët kanë përdorur një dron të mbushur me eksplozivë, të cilët gjatë lëshimit, kanë shpërthyer mbi tarracën ndërtesës.
Fatmirësisht nga ngjarja nuk persona të lënduar, ndërkohë policia ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit 44-vjecar, Gentian Meta, të cilit gjatë kontrollit iu gjet telekomanda e dronit. Ditën e sotme Gjykata e Durrësit vendosi masën “arrest me burg” për autorin.
Nën hetim ndodhet dhe vëllai i autorit, pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij u gjet një sasi vere me logon e një subjekti tjetër, veprime këto që bien ndesh me vendimin e gjykatës. Ndaj tij Gjykata ka vendosur masën “detyrim paraqitje”.
Meta është pronar i një lokali dhe shkaku i ngjarjes mësohet të jetë konflikti tregtar për markën e verës. Bashkë me të është arrestuar dhe menaxheri i lokalit të tij, shtetasi 34-vjecar me iniciale B.Z, pasi si rezultat i kontrollit të policisë, në automjetin e tij u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri pistoletë, me një karikator me 7 fishekë luftarakë.
Kantina e pijeve “Gjergj Kastriot Skënderbeu” është krijuar në vitin 1995 dhe administrohej nga urgen Dashi, person i besuar i Kokës.
Ky është rasti i parë i atetntateve me dron në vendin tonë, ndërkohë është vënë një lëvizje njësia e antiterrorit në policinë e shtetit.
Deputeti Lefter Koka nuk ka pranuar të japë asnjë shpjegim në lidhje me ngjarjen, apo dyshim që ai mund të kishte rreth autorëve.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.