Sulmoi dhe dhunoi me shkop gome e grushta 3 vajzat në Prishtinë, autori dorëzohet në Polici
Koha e leximit29 sekonta
PRISHTINË– Eshtë dorëzuar ditën e sotme në polici, autori i rrahjes së 3 vajzave në Prishtinë.
Lajmi është bërë i ditur nga mediat në Kosovë, që kanë publikuar dhe pamjet e sulmit. Sic shihet nga pamjet e bëra virale, burri sulmon të rejat me një shkop gome, ndërsa ato përpiqen që të mbrohen.
Pasi i ka dhunuar dhe goditur me shkop gome vajzat, autori u largua me shpejtësi dhe u shpall në kërkim nga policia.
Vajzat ishin punonjëse në në qendër masazhi, ndërsa shkaku i dhunës ka qenë mosmarrja e shërbimeve ekstra nga ato.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.