Takimi “Brdo-Brijuni”, shoqërohet me tensione mes Vjosa Osmanit dhe Aleksandër Vuçiç

Koha e leximit45 sekonta

Ditën e sotme po zhvillohet takimi i nivelit të lartë të procesit të “Brdo-Brijuni”, por po shoqërohet me tensione dhe debate mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, anëtarit boshnjak të Presidencës së Bosnje e Hercegovinë, Shefik Gjaferoviçit dhe presidentit te Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Gjithcka ka nisur kur pjesëmarrësit hodhën idenë për të miratuar disa konkluzione ku kufijtë në rajon të jenë të pandryshueshëm, por kjo u kundërshtua menjëherë nga Vuçiç.

Osmani dhe Gjaveroviç mësohet se i janë kundërpërgjigjur ashpër Vuçiç , e kanë ‘sulmuar’ atë duke i thënë se  Beogradi po i risjell platformat e vjetra për ndryshimin e kufijve. Pas kësaj, ai është larguar përpara se takimi të përfundojë.

Pjesëmarrës në takim është gjithashtu edhe presidenti kroat, Zoran Milanoviç, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, anëtarët e Presidencës së Bosnjës, Millorad Dodik, Zheljko Komshiç, Shefik Gjaferoviç, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

/Zoguu.al/

Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Previous post Trupa të pajetë në breg të lumit, qeveria indiane: Mund të jenë për shkak të COVID-19
Next post I FUNDIT/ Një person gjendet i vetëvarur në Shkodër, policia niset drejt vendngjarjes