
Të shtëna me armë zjarri në Mamurras, 2 policë dhe 1 qytetar të plagosur
Koha e leximit28 sekonta
LEZhË– Ditën e sotme në Mamurras, gjatë të shtënave me armë zjarri kanë mbetur të plagosur 2 efektivë të policisë Flamur Lleja dhe qytetari Nikoll Vorfi.
Mësohet se 2 efektivët janë plagosur në këmbë dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Pas përqasjes me armë zjarri në Mamurras ku kanë mbetur të plagosur edhe 2 policisë të Komisariatit të Kurbinit janë nisur drejt vendngjarjes nga Tirana Forca të Ndërhyrjes së Shpejtë.
Drejt vendngjarjes gjithashtu është nisur edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe drejtori i Policisë Kriminale, Tonin Vocaj.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.