
Tea Trifoni dhe Beart Rexhepi
TIRANË– Romanca mes Tea Trifonit dhe Beart Rexhepit ka qenë kryefjala e lajmeve, pas shfaqjes së tyre bashkë menjëherë pasi Tea Trifoni doli nga programi çift me Andi Shehun.
Mirë po gjërat mes tyre nuk shkuan siç duhet dhe ata u ndanë shumë shpejt, duke mos ditur arsyet që çuan çiftin drejt ndarjes.
Pas një ask–u të zhvilluar në rrejtin e saj social “Instagram”, Tea i është përgjigjur disa pyetjeve të ndjekësve të saj.
Pyetjes se përse janë ndarë, Tea është përgjigjur “Do të flas për këtë”, ndërsa pyetjes për rikthim në “Përputhen”, Tea ka thënë se cikli i saj dhe gjithçkaje që ka të bëjë me të në program po mbyllet.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.