Tentoi të transportonte 2 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 24-vjeçari në Korçë

Koha e leximit1 minuta, 12 sekonta

KORCË– Policia ka arrestuar ditën e sotme 24-vjecarin në Korçë, pasi po transportonte 2 emigrantë të paligjshëm.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë vendit të quajtur “Kryqëzimi i Libonikut”, në Maliq, ku shtetasi me iniciale I.D, është kapur duke ndihmuar 2 shtetas të huaj për kalim të palogjshëm të kufirit. Kundrejt një shpërblimi, ai i kishte futur në bagazhin e automjetit tip “Renault”, për ti transportuar në vendet e BE-së.

Njoftimi i policisë

Vijon operacioni policor “Perimetri”.

U kap duke transportuar dy emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 1 tjetër shtetas.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në bashkëpunim me strukturat e SHÇBA-Korçë dhe Policinë Kufitare në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit I. D., 24 vjeç, banues në Korçë.

Shërbimet e policisë kanë kapur në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë vendit të quajtur “Kryqëzimi i Libonikut”, në Maliq, shtetasin e mësipërm, duke transportuar me mjetin tip “Renault” dy emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim.

/Zoguu.al/

Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Previous post Sot, 22 vite nga Çlirimi i Kosovës
Next post Dafina Zeqiri dhe i dashuri i saj nisin pushimet verore në Turqi