Tentoi të transportonte 400 kg drogë me varkë drejt Italisë, arrestohet 30-vjeçari nga Vlora

Koha e leximit1 minuta, 56 sekonta

VLORË– Gjatë një operacioni antidrogë mes Frontex-it, GDF italiane dhe Policisë shqiptare, ditën e sotme janë kapur mbi 400 kilogramë lëndë narkotike kanabis dhe 100 gr hashash, si dhe është arrestuar 30-vjeçari nga Vlora.

Gjate aksionit me helikopter dhe anije gomonia e mbushur me drogë është ndaluar pa mbërritur në brigjet italiane.

Një helikopter i Guardia di Finanza vuri re një varkë të dyshimtë që lëvizte me shpejtësi drejt bregdetit italian në jug të Brindisit. Dy anije GdF gjurmuan dhe ndaluan varkën përpara se të arrinte në brigjet italiane. Nga kontrolli u gjetën rreth 400 kg marijuanë , 100 gr hashash si dhe u arrestua shtetasi nga Vlora me iniciale E.I  për kontrabandë të drogës.

Frontex publikon fotot e gomones me drogë dhe në njoftim bën të ditur se vlera e drogës arrin në 4 milionë euro.

Droga e sekuestruar

“Një helikopter i Guardia di Finanza duke marrë pjesë në operacionin e Frontex mes Shqipërisë dhe Italisë zbuloi një 6 metra të dyshimtë që lëvizte me shpejtësi drejt bregdetit italian në jug të Brindisit. Falë ekuipazhit vigjilent, dy anije GdF gjurmuan varkën e shpejtësisë përpara se të kishte shansin të arrinte në brigjet italiane. Të fshehur në ndarje të veçanta, oficerët gjetën afro 400 kg marijuanë me vlerë 4 milionë euro në rrugë. Ata gjithashtu arrestuan një shtetas shqiptar të dyshuar për kontrabandë të drogës. Urime bashkëpunimi i shkëlqyeshëm ndërkufitar!”, thuhet në njoftimin e Frontex.

Ndërkohë edhe Policia Shqiptare ka dhënë njoftimin dhe detajet për ngjarjen, ku shpreh se ata janë të gatshëm të bashkepunojnë për të parandaluar krimet e organizuara.

“Në kuadër të Marrëveshjes ndërmjet Ministrisë së Brendshme dhe Frontex, për kontrollin e kufijëve detar, gjatë një operacioni antidrogë të përbashkët mes Frontex-it, GDF italiane dhe Policisë shqiptare, për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, është bërë e mundur goditja e një tentative për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Gjatë operacionit të përbashkët u bllokua mjeti lundrues dhe u vu në pranga 30-vjeçari nga Vlora, shtetasi E. I. Gjatë kontrollit në brendësi të mjetit lundrues u gjetën dhe u sekuestruan 400 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa dhe 100 gr hashash

Policia e Shtetit është e vendosur për të punuar bashkërisht me partnerët, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.

/Zoguu.al/

Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Previous post I arrestuar me parë për vrasje, qëllohet me breshëri kallashnikovi dhe humb jetën 40-vjeçari në Vlorë
Next post Durrës/ Gjendet i varur 48-vjeçari në pemë, nuk evidentohen shenja dhune