Themeluesi i platformës së shkëmbimit të kriptovalutave në Turqi arratiset me 2 miliardë $ drejt Shqipërisë

Koha e leximit1 minuta, 25 sekonta

STAMBOLL Është lëshuar një njoftim i kuq nga Interpol kundrejt Faruk Fatih Özur, themeluesit të platformës së shkëmbimit të kriptovalutave Thodex, të akuzuar për mashtrim. Ndërkohë ministri i brendshëm turk Süleyman Soylu zhvilloi një bisedë telefonike me homologun shqiptar Bledar Çuçi për kapjen e Özer-it.

Prokuroria turke i dërgoi një kërkese policisë dje në mbrëmje për lëshimin e një njoftimi të kuq për kapjen e Özer, i cili mashtroi dhe u arratis në Shqipëri.

Nisën procedurat dhe ditën e sotme Interpoli lëshoi njoftimin.

Turqia dhe Shqipëria kanë mbetur në kontakt për këtë çështje. Drejtorët e policisë së dy vendeve kanë komunikuar me njëri-tjetrin si dhe ministri i Brendshëm turk, Süleyman Soylu, ka biseduar me homologun shqiptar, Bledar Çuçi.

Nëpërmjet platformës Thodex, një bursë kriptovalutash e themeluar në 2017 në Turqi, Faruk Fatih Özer dyshohet se ka mashtruar rreth 400 mijë persona. Në Prokurorinë Republikane në Stamboll u paraqit një padi penale dhe më pas filloi hetimi. Ai dyshohet për “mashtrim të kualifikiar”.

Denoncuesit thonë se pas problemeve me tërheqjen e parave në llogaritë bankare në bursë për shtatë ditë, kjo e fundit u mbyll plotësisht.

U theksua se faqja “www.thodex.com”, e cila ka 400 mijë përdorues, përfshirë 390.000 të tillë që tregtonin në mënyrë aktive kriptovaluta, nuk është në dispozicion për dy ditë.

Përdoruesit e Thodex thonë se nuk kanë qasje në bursë e nuk munden të transferojnë paratë e tyre prej disa kohësh.

Pas ankesave të përdoruesve, kompania bëri të ditur që problemet do të rregulloheshin pas 6 orësh dhe pas kësaj njoftoi që punimet e mirëmbajtjes do të zgjasnin 4-5 ditë.

Farük Fatih Özer dyshohet të jetë arratisur nga Turqia më 20 prill.

/Zoguu.al/

Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Previous post Ministria e Shëndetësisë bën bilancin e COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit; rritje e lehtë e rasteve të reja
Next post Elita Rudi ndan foton e papublikuar me Gjikon