
Foto ilustruese
TIRANË– Një 57-vjeçar është gjetur i vetëvarur ditën e sotme në oborrin e banesës së tij.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Qerret në Golem të Tiranës. Policia ka njoftuar se 57-vjeçari është vetëvarur në pemën e oborrit të shtëpisë së tij, ndërkohë që grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë
Më datë 25.06.2021, në fshatin Qerret, Golem, në oborrin e banesës, është vetëvarur në një pemë shtetasi H. B., 57 vjeç. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.